Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë për Projekt-Strategjinë komunale dhe planit të veprimit për personat me aftësi të kufizuara 2024-2027.
Hapja e konsultimit është bërë nga Edmond Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenies Sociale është shprehur se sot para jush do të paraqesim Strategjinë komunale dhe planit të veprimit për personat me aftësi të kufizuara 2024-2027, strategjia dhe plani për persona me aftësi të kufizuara, konfirmon edhe njëherë vullnet politik të kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj si dhe institucionit të komunës së Prizrenit.
Kumrije Bytyqi, drejtoreshë e Qendrës për Punë Sociale, tha se e falënderoj kryetarin dhe nënkryetarin për përkrahjen e vazhdueshëm të dhënë drejtorisë sonë në mënyrë që shërbimet të jenë sa më cilësorë dhe se kjo strategji është hartuar përmes anëtarëve të grupit punues.
Egzona Hoxhaj, anëtare e grupit punues e cila edhe ka bërë prezantimin e strategjisë duke thënë një kohë të gjaët i jemi përkushtuar hartimit të këtij dokumenti që komuna e Prizrenit të ketë një dokument siç është strategjia dhe plani i veprimit, komuna e Prizrenit që nga viti 2018 nuk e ka një dokument të tillë.
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri më 11.01.2024 në orën 16:00, në e-mail-at e zyrtarëve: Edmond.Hoxha@rks-gov.net , Kumrije.Bytyqi@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .
Për më shumë detaje për Projekt-Strategjinë, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme:
Uebfaqen zyrtare në rubrikën strategji në konsultim publik:
https://prizren.rks-gov.net/…/strategjite-ne-konsultim-publik/
Platformën për Konsultime Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/
Facebook:
https://www.facebook.com/kkprizren