Kryetari Shaqir Totaj raportoi sot para qytetarëve për punën një vjeçare (2023) të ekzekutivit të Komunës së Prizrenit, ku, edhe bashkëbisedoi me qytetarët.
Me këtë rast, Kryetari Totaj ri potencoi se përmirësimi i jetës së banorëve të Komunës së Prizrenit është prioritet absolut i qeverisjes aktuale lokale.
“Puna e qeverisjes lokale është punë ekipore dhe e kemi bërë vazhdimisht në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët. Po e përmbyllim edhe një vit të suksesshëm, një rrugëtim me sfida e kënaqësi, me ç’rast dua të ju falënderoj për mbështetjen nga kur filluam, para dy vjetësh, dhe po vazhdojmë udhëtimin për zhvillimin e Komunës sonë. Ditë edhe më të mira na presin më 2024!” – u shpreh Kryetari Totaj.
Raportin e punës një vjeçare, me të gjitha detajet, së shpejti do ta keni në dispozicion në ueb faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit.