Data lindjes: 11.08.1976 Vendi i lindjes: Prizren Subjekti politik: Partia Demokratike e Kosovës Edukimi: Dr.sc. Tel: (038) 200 44 735 E-mail: simir.krasniqi@rks-gov.net
Simir Krasniqi i lindur në Prizren. Shkollën e mesme e kreu në ShMLM ‘’Luciano Motroni’’ Prizren, Drejtimi ’’Mjekësi e përgjithëshme’’Studimet themelore dhe Masterin në Universitetin e Prishtinës, në FShMN. Drejtimi ’’Biologji’’Studimet e Doktoraturës në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Drejtimi ’’Shkencat Mjedisore’’.
Përvojë pune 21 vite, 13 vite profesor dhe 8 vite, Drejtor në ShMLM “Luciano Motroni” Prizren. Personel akademik i angazhuar në Univesitetin e Gjakovës ‘’Fehmi Agani’’ Personel akademik i angazhuar në Kolegjin Biznesi dhe UBT.
Asambleist dhe Shef i grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin Komunal 2017-2021. Asambleist në Kuvendin Komunal 2021-2023. Trajnime të shumta profesionale në mësimdhënie, trajnimi në menaxhim dhe udhëheqje në arsim. Bashkëpunëtor në disa projekte në fushën e mjedisit. Pjesëmarrës në disa konferenca shkencore ndërkombëtare, punime të botuara në revista shkencore.