Udhëheq dhe koordinon punët e Organit administrativ, përcakton punët brenda Drejtorisë nëpërmjet koordinatorëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe punëtorëve tjerë të Drejtorisë në varësin e tij.
Kujdeset për hartimin e planeve dhe programit të punës,
Merr pjesë në hartimin e politikave kulturore në nivel të Komunës, akteve normative si dhe Vendimeve të ndryshme të cilat nxirren për nevoja të Drejtorisë,
Ofron të dhënat nga fushë-veprimtaria e Organit administrativ me të cilin udhëheq,
Jep urdhra për zbatimin e punëve dhe detyrave të punës, koordinatorëve,
bashkëpunëtorëve profesional për Drejtorinë të cilën ai e udhëheq,
Merr pjesë në takimet e rregullta me Kryetarin e Komunës, dhe të njëjtit i prezanton kërkesat e Drejtorisë,
Përfaqëson Drejtorinë brenda dhe jashtë Komunës, para personave juridik dhe fizik në kuadër të kompetencave ligjore,
Nënshkruan të gjitha aktet që nxirren nga ana e Drejtorisë, ndërsa në raste të veçanta mund të autorizoj edhe koordinatorin apo ndonjë nga bashkëpunëtorët profesional që të nënshkruaj në mungesë të tij.