Drejtoria e Shëndetësisë është përgjegjëse për detyrat në vijim:
Është përgjegjëse për sigurimin dhe zbatimin e kujdesit parësor shëndetësor dhe përcjelljen e gjendjes shëndetësore në Komunë, në pajtim me dispozitat ligjore,
Zbaton mbikëqyrjen profesionale të shëndetësisë primare,
Planifikon dhe menaxhon buxhetin e drejtorisë, bazuar në nevojat lokale, duke u mbështetur në udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë,
Mbikëqyr situatat në raste të epidemive ,
Vlerëson nevojat lokale për shëndetësinë primare, vendos objektiva dhe standarde për kujdesin primar shëndetësor,
Zbaton dispozitat ligjore dhe vendimt komunale në fushën e shëndetësisë primare,
Përcakton prioritetet dhe objektivat lokale, konform Strategjisë së kujdesit parësor shëndetësor,
Mbikëqyrë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe njësitë tjera të përkujdesjes primare shëndetësore,
Ushtron edhe kompetencat e tjera që dalin nga ligjet e veçanta, nga Statuti i Komunës, aktet nënligjore dhe përgjegjësitë e deleguara nga pushteti qendror.
Organizimi i Drejtorisë së Shëndetësisë
Drejtoria e Shëndetësisë, detyrat dhe kompetencat e veta i ushtron përmes:
Sektorit të Shëndetësisë Publike,
Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe njësive të tjera organizative të mjekësisë primare,
Shërbimit Profesional për Punë Financiare dhe Administrative.