Prizreni, vend ku zëri i qytetarëve kthehet në projekte konkrete!
Në kuadër të fazës së fundit të procesit të “Buxhetimit me Pjesëmarrje”, banorët e Romajës dhe të lagjeve të Prizrenit “11 Marsi” e “2 Korriku” morrën pjesë sot në votimin për projektet që do të financohen nga Komuna e Prizrenit për vitin e ardhshëm.
Pas një procesi të hapur konsultimi dhe propozimesh nga vetë banorët, në Romajë u përzgjodh projekti “Rregullimi dhe rrethimi i varrezave të vjetra e të reja”, ndërsa në lagjet e lartëcekura qytetarët votuan për “Shtrimi i dyshemesë në korridore, vendosja e platformave ngritëse nëpër shkallë dhe vendosja e shkallëve emergjente në Shkollën “Lekë Dukagjini””.
Komuna e Prizrenit do t’i mbështesë financiarisht këto iniciativa, duke rikonfirmuar përkushtimin për të ndërtuar politika zhvillimore që reflektojnë nevojat reale të komunitetit dhe duke e vendosur qytetarin në qendër të vendimmarrjes.
Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë!
Raportin me të gjitha detajet për procesin e dëgjimeve publike për Buxhetim me Pjesëmarrje për vitin 2025 do të mund të gjeni në këtë vegëz: https://prizren.rks-gov.net/degjimet-buxhetore/ dhe https://prizren.rks-gov.net/buxhetimi-me-pjesemarrje/