📈Në kuadër të procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, sot u mbajt punëtori njëditore e rëndësishme, ku mori pjesë edhe nënkryetari Kujtim Gashi.
Pjesëmarrësit diskutuan për prioritetet zhvillimore dhe sfidat që Prizreni do të hasë në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm.
Gjatë punëtorisë, u theksua rëndësia e bashkëpunimit midis organizatave të ndryshme dhe angazhimit të secilës palë për të kontribuar në përparimin e komunës sonë.


