Pas një pune të madhe, sot u përurua ambienti turistik në malet e Kabashit dhe të Korishës – një tjetër perlë për qytetarët tanë dhe vizitorët.
Në kuadër të këtij projekti të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik janë vendosur 12 pergolla (ulëse për pushuesit), është bërë pastrimi i terrenit, punimet e dheut, punët me zhavor, është vendosur këndi i lojërave, ndërsa, për adhuruesit e shijimit të mishit në natyrër janë vendosur 6 grilla (skara) dhe 2 të tilla për personat me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, janë krijuar parkingje për biçiklistët, është rregulluar shtrati i lumit dhe kanalizimit të lumit.
Ftoheni ta vizitoni këtë destinacion të rrethuar me pasuri të jashtëzakonshme natyrore, shumë afër qytetit të Prizrenit.
#Prizreninëpunë #Turizëm #Zhvillim