Në sallën e Kuvendit Komunal të Prizrenit, u mbajt sot konsultim publik me qytetarë Projekt-Rregulloren për Tituj. Dekorata dhe Çmime Nderi nga Komuna e Prizrenit.
Ymer Berisha, udhëheqës i Njësisë për Komunikim me Publikun tha se edhe ky dokument do të ketë bashkautorësinë me qytetarët dhe nga qytetarët presim kërkesa, komente, ide dhe sugjerime në mënyrë që ky dokument të jetë sa më përmbajtjesore, profesional dhe lehtë i zbatueshëm.
Qytetarët që ishin të pranishëm në konsultim thanë se dokumenti mund të pasurohet edhe me vlerësimin e kontributeve të qytetarëve në fusha të ndryshme të jetës dhe duhet të saktësohen kontributet dhe afatet e personaliteteve që komuna do t’ju ndajë çmime që parasheh kjo rregullore.
Rregullorja vazhdon të jetë në konsultim publik, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datë 13.09.2024 në ora 16:00, në emailat e zyrtarëve: Adelina.Hoxhaj@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .
Ndërsa projekt rregulloren mund ta gjeni në këto vegëza: https://prizren.rks-gov.net/konsultime-publike/planet-ne-konsultim-publik/ dhe https://konsultimet.rks-gov.ne.