Sot, u bë inaugurimi i veprës së artistes Neda Saeedi në qendër të Prizrenit si pjesë e koleksionit tashmë permanent të Autostrada Biennale, që ia shton sharmin qytetit.
Kryetari Shaqir Totaj përgëzoi Autostradën Biennale që vazhdimisht promovon artin bashkëkohor dhe përfshin Prizrenin në dialogun ndërkombëtar të artit.