Në Komunën e Prizrenit po zhvillohen punime të shumta në përmirësimin e gjendjes së rrjetit të ujësjellësit.
Për këtë arsye, në disa pjesë të qytetit detyrimisht po bëhet ndërprerja e ujit. Këto ndërprerje janë të përkohshme dhe njoftimet për secilën ndërprerje jepen nga ana e KRU Hidroregjioni Jugor sh.a. Prizren.
Komuna do të bëjë investime në vazhdimësi, që secila lagje dhe secili fshat të ketë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.