Në përvjetorin e 26-të të rënies heroike të dëshmorëve Reshat Çoçaj dhe Muharrem Samahodaj, Kryetari Shaqir Totaj së bashku me përfaqësues të Komunës së Prizrenit, veteranë të luftës së UÇK-së e banorë të Hasit, sot bënë homazhe pranë varrezave të tyre në Gjonaj.
“Rëndësia e kujtimit të heronjve që dhanë jetën për lirinë dhe themelimin e shtetit të Kosovës është e madhe, derisa me krenari rikujtojmë sakrificën dhe kontributin e tyre të pashlyeshëm në rrugën drejt çlirimit të vendit. Lavdi!” – u shpreh Kryetari Totaj.