Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik (DTZHE) fton të gjitha bizneset dhe organizatat joqeveritare të aplikojnë për pjesëmarrje në panairin “Colors of the World”, i cili do të mbahet nga 18 deri më 20 Prill 2025 në Stamboll të Republikës së Turqisë.
Ky panair synon ta promovojë Kosovën si një destinacion turistik të rëndësishëm, në të cilin do të marrin pjesë shumë shtete të ndryshme të botës si: Bullgaria, Kina, Seychelles, Indonezia, Zanzibari, Irani, Palestina dhe shumë vende të tjera, duke përfshirë organizata prestigjioze, përfaqësues shtetërorë dhe profesionistë nga sektori i turizmit.
Ky panair gjithashtu synon t’u ofrojë mundësi pjesëmarrësve që të takojnë profesionistë të turizmit, kulturës dhe gastronomisë.
Të interesuarit për pjesëmarrje mund të drejtohen në zyrat e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik për regjistrim.
Sigurimi i hapësirës në këtë panair do të bëhet nga Komuna e Prizrenit.