Edhe këtë vit, Këndi Amerikan në Prizren kremtoi përvjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve me aktivitete festive. Kryetari Shaqir Totaj së bashku me Profesorin Mathew Gleason, e nisën festën e 249-vjetorit të pavarësisë siç e do tradita, me gjuajtjen e topit. Më pas, vizituan ekspozitën e Këndit Amerikan, të krijuar nga Makespace, dhe e përmbyllën ditën me prerjen e tortës tashmë tradicionale.