Në përkujdesin e kryetarit të komunës sonë, z. Shaqir Totaj, organizohet manifestimi i 144 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Manifestimin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe Kryetarët e Komunave të Kosovës dhe kryetaret e Bashkive të Shqipërisë, kryesuar nga i pari i qytetit të Tiranës z. Erion Veliaj.
Në këtë ditë të madhe kryetaret u zotuam ta vazhdojnë këtë tradite të të pareve tanë, sidomos në këtë kohe kur shqiptarët janë faktorë te rëndësishëm dhe faktorë stabiliteti në rajon.
Urime të gjithë qytetarëve përvjetorin e 144-t, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit!