Filluan sot punimet për renovimin e rrugës që lidh fshatrat Reçan, Lubinje e Epërme dhe Lubinje e Poshtme, me gjatësi prej 8.000 metrash, i cili projekt po realizohet në bashkëfinancim mes Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Në fillim të rrugës, nga ana e Reçanit, do të ndërtohet edhe ura e re, investim ky që do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e jetës së banorëve të kësaj zone të Zhupës, duke mundësuar qasje më të mirë ndaj shërbimeve, arsimit dhe tregut si dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal.