FTESË
Aktivitet Edukativ dhe Mjedisor me rastin e Ditës së Tokës
Të nderuar qytetarë, dhe dashamirë të natyrës,
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të bëheni pjesë e një aktiviteti të veçantë që organizohet në Lagjen Bajram Curr, me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollës fillore “Fatmir Berisha” dhe vullnetarëve të ndryshëm.
Data: 22 Prill 2025
Ora: 11:00
Vendi: Hapësira e pastruar pranë shkollës fillore “Fatmir Berisha” (rr. Tahir Sinani, mbrapa marketit Super Viva)
Në kuadër të këtij aktiviteti do të:
Mbjellja e 40 fidaneve drunore,
Prezantimi I një hapesire te re ku do të vendosim elementet e para të një parku të vogël kushtuar Ditës së Tokës.
Ky aktivitet synon të nxisë vetëdijen mjedisore, të promovojë edukimin praktik për nxënësit dhe të kontribuojë në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe të gjelbër për të gjithë banorët e lagjes.
Plani operativ: https://prizren.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/04/Plani-operativ-per-shenimin-e-22-Prill-Dites-Nderkombetare-te-Tokes.pdf