Për të gjitha startup-et që kanë një produkt të gatshëm dhe janë gati për hapin e radhës – ky është momenti juaj!
Makerspace Innovation Center Prizren ka hapur thirrjen për Pre-Acceleratorit, programin e parë të këtij lloji në Kosovë. Një mundësi unike për t’u rritur, për të hyrë në tregje të reja dhe për të përgatitur biznesin tuaj për investime.
Mbështetje 1:1 për startup-et pjesëmarrëse,
Qasje në rrjete investitorësh përmes partnerëve,
Trajnime intensive dhe udhëzime praktike,
Rrjetëzim me partnerë të rëndësishëm,
Pjesëmarrje pa pagesë.
Lexoni më shumë për programin dhe dërgoni aplikimin tuaj përmes këtyre vegëzave:
https://makerspaceprizren.com/pre-accelerator/
https://forms.gle/hD5eRVxuh4M5AP4m7
Programi është i hapur për të gjitha startup-et në Kosovë, ndërsa, mbështetet nga Komuna e Prizrenit, Giz Kosovo dhe ITP Prizren.