Në përkujtim të 27-vjetorit të Betejës heroike të Jeshkovës, zyrtarë të ekzekutivit dhe ata komunalë, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, bënë sot homazhe dhe vendosëm kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, si dhe te lapidari dhe varrezat e dëshmorëve e martirëve në fshatin Jeshkovë.
Me këtë rast, u nderuan dhe kujtuan me respekt e krenari 21 dëshmorët që ranë në këtë betejë të lavdishme të UÇK-së, duke dhënë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Lavdi e përjetshme!