🚧Kanë nisur punimet intensive për ndërtimin e Tregut të Gjelbër dhe parkingut nëntokësor pranë Gjimnazit “Gjon Buzuku”.
Në kuadër të projektit po vendosen kabllot e energjisë elektrike nëntokë, po zëvendësohen gypat e ujësjellësit nga asbesti kancerogjen me gypa të rinj sipas standardeve moderne dhe po vendoset kanalizimi i ri.
Rruga ekzistuese do të shtrohet me kalldrëm, për t’i shërbyer lëvizjes së qytetarëve.