Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot, mbajti mbledhjen e radhës në sallën e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë këtij takimi, u dhanë informata nga Drejtoria e Inspektorateve lidhur me kontrollin e produkteve ushqimore në tregjet dhe marketet në territorin e Komunës së Prizrenit; Raport nga Policia e Kosovës, lidhur më luftimin dhe parandalimin e shitjes për përdorimin e narkotikëve në Komunën e Prizrenit; Informata nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale, lidhur me trajtimin e lypsarëve; Informata nga Drejtoria e Bujqësisë, lidhur me trajtimin e qenve endacakë; Rekomandime dhe sugjerime nga anëtarët e KKSB-së, për organet gjegjëse.