Me qëllim të ofrimit të një platforme për diskutim dhe bashkërendim të aktiviteteve me organizatat e shoqërisë civile, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OSCE-në, organizon takimin “Forumi koordinues i OJQ-ve”.
Forumi paraqet një mundësi për OJQ-të që të shkëmbejnë rregullisht informata mbi aktivitetet e vazhdueshme dhe të hulumtojnë lëmitë e sinergjisë, të parashtrojë çështje para Komunës dhe të marrin informata prapavajtëse, por gjithashtu t’i mundësojë Komunës mundësi për të bashkëvepruar drejtpërdrejtë me OJQ-të për çështje specifike që bien nën kompetencat e secilit departament të Komunës. Forumi gjithashtu do jetë një mundësi për të shqyrtuar çështje me interes për të gjitha OJQ-të, pavarësisht komunitetit të tyre.
Përveç kësaj, ngjarja synon të theksojë rëndësinë e krijimit të bazës së të dhënave të OJQ-ve për shkëmbimin e mëtejmë të informatave dhe mundësive për bashkëpunim.
Takimi do të mbahet më 10.04.2019, në Sallën e Asambles Komunale, duke filluar nga ora 10:00.
Agjendën e plotë të programit e gjeni këtu: https://prizren.rks-gov.net/…/agjenda-forumi-koordinues-i-ojq-ve…