Komuna e Prizrenit ka nënshkruar marrëveshjen për grantin e fituar me shefen e Zyres së Këshillit të Evropës, Mary Ann, i cili grant është dhënë në kuadër të projektit “Forcimi i qeverisjes shumënivelëshe dhe demokracisë pjesëmarrëse”, që ka për qëllim avancimin e transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse.
Përmes këtij programi, Komuna e Prizrenit ka aplikuar me projektin “Fuqizimi i Grave Lidere”, i cili përfshin organizimin e punëtorive dhe forumeve të dedikuara për zhvillimin e lidershipit. Projekti synon mbështetjen e qeverisjes së hapur dhe fuqizimin e grave zyrtare komunale nga të gjitha komunitetet, duke nxitur rolin e tyre aktiv në vendimmarrje dhe në ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse.
Ky hap përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e demokracisë lokale në rritjen e barazisë gjinore në qeverisjen komunale të Prizrenit.