Për herë të parë Komuna e Prizrenit, respektivisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Kulturës “Colors of the World” i cili u mbajt në Stamboll, më 18 – 20 prill 2025, ku pjesëmarrëse ishin mbi 30 shtete: Bullgaria, Kina, Seychelles, Indonezia, Zimbabve, Zanzibari, Madagaskari, Kamboxhia, India, Irani, Argjentina, Azerbajxhani, Uzbekistani, Kazakistani, Kirgistani, Malajzia, Gana, Palestina, etj.
Në këtë panair të rëndësishëm u prezantuan pasuritë e Prizrenit, ofertat e vendet turistike, si dhe u realizuan takime B2B me disa shtete me ç’rast pritet krijimi i marrëveshjeve të reja për zhvillimin e turizmit.