Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Komuna e Prizrenit ,shpreh mirënjohjen dhe respektin për të gjitha gratë që me përkushtim dhe përgjegjësi kontribuojnë në zhvillimin e familjes, shoqërisë dhe institucioneve tona.
Kjo ditë është një moment reflektimi për arritjet e grave, por edhe një rikujtim për rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme drejt barazisë gjinore, fuqizimit të grave dhe krijimit të mundësive të barabarta në çdo fushë të jetës. Komuna mbetet e përkushtuar që përmes politikave dhe programeve të saj të mbështesë avancimin e pozitës së gruas, duke promovuar pjesëmarrjen e tyre aktive në vendimmarrje dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.
Urime 8 Marsi të gjitha grave!