Në bazë të nenit 68 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës Nr.03/L-040,(“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008”), Statutit të Komunës së Prizrenit Nr. 01/011-5643 te 15 tetor 2008 si dhe nenit 6 pika 1.2 Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Prizrenit në bashkëpunim me Zyrën për Informim organizon:
Konsultim Publik
Qytetarë të nderuar të komunës së Prizrenit, ju njoftojmë që të merrni pjesë në KONSULTIMIN publik për: Projekt-buxhetin e komunës për vitin vijues 2023. Ky konsultim publik, organizohet nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) dhe Zyra për Informim.
Konsultimi Publik do të mbahet me 17.06.2022 ( e premte) në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit e cila gjendet në Shtëpinë e Bardhë, me fillim në ora 10:00. Të drejt pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit.
Njoftimin dhe qarkoren mund t’i gjeni të publikuar në uebfaqen zyrtare të komunës në këtë vegzën: https://prizren.rks-gov.net/wp-content/uploads/financa/qarkorja-buxhetore/ .
Njoftimin dhe qarkorën mund ta gjeni të publikuar në Platformën e Konsultimeve Publike: https://konsultimet.rks-gov.net/consultations.php?InstitutionID=20528&OpenPage=0&ClosedPage=0
Jeni të mirëseardhur!
Konsultim Publik Projekt-buxheti i komunës për vitin vijues 2023-SHQ