Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi priti një delegacion ndërkombëtar nga UNDP-ja – përfaqësues nga Koreja e Jugut, Mongolia dhe Uzbekistani, për të shkëmbyer përvoja mbi masat parandaluese anti-korrupsion. Znj. Bytyqi, prezantoi angazhimet e Komunës për transparencë dhe qeverisje të mirë, derisa vizita dëshmon rëndësinë e Prizrenit si model rajonal në ndërtimin e institucioneve të përgjegjshme dhe të hapura.