Kryetari Shaqir Totaj priti sot në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, me bashkëpunëtore, ku diskutuan për forcimin e mekanizmave lokalë për mbrojtje nga dhuna në familje e dhuna me bazë gjinore si dhe për nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional.
Me këtë rast të dyja palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në funksion të fuqizimit të kapaciteteve komunale dhe ofrimit të mbështetjes më efektive për viktimat.