Kryetari Shaqir Totaj priti sot Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtorë, me të cilët ka një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe konstruktiv.
Me këtë rast të dyja palët shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në të ardhmen, në funksion të çështjeve me interes të përbashkët për qytetarët.