Kryetari Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), në kuadër të bashkëpunimit institucional për promovimin e transparencës dhe llogaridhënies publike.
Gjatë takimit u diskutua për organizimin e fushatës vetëdijesuese “Auditimi në Shërbim të Qeverisjes së Mirë – Roli dhe Ndikimi i ZKA-së”, e cila pritet të zhvillohet edhe në Komunën e Prizrenit, nismë kjo që synon ta rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e auditimit publik dhe ta forcojë qeverisjen e mirë në nivel lokal.