Kryetari Shaqir Totaj priti sot pianisten e talentuar prizrenase Eda Vllaco – emër i dalluar në muzikën klasike dhe fituese e shumë çmimeve në gara ndërkombëtare.
Me këtë rast, Kryetari Totaj e përgëzoi Edën për suksesin e fundit në konkursin “Nouvelles Étoiles” në Paris dhe i uroi suksese në recitalin që ajo do ta mbajë më 16 gusht në Romë, ku do të interpretojë vepra nga kompozitorë shqiptarë e botërorë.
“Mbetemi të përkushtuar për mbështetjen e talentëve të rinj, që po e përfaqësojnë vendin në mënyrën më të mirë të mundshme” – theksoi Kryetari Totaj.