Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me bashkëpunëtorë, mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të Flutura Academy në SHFMU “Lidhja e Prizrenit”, e cila do të ofrojë trajnime profesionale në fushën e ICT-së dhe ka mision mbështetjen e nxënësve që ta zhvillojnë diturinë, shkathtësitë dhe vlerat në harmoni me kërkesat e një shoqërie të lirë të tregut dinamik të punës.
Flutura Academy do të ofrojë trajnime profesionale në fushat e TIK-ut, si Programim, Dizajn Grafik, Marketing Digjital, Rrjeta Kompjuterike, 3D Animacion, Robotikë, Elektronikë dhe Mekatronikë.
Të gjitha pajisjet e investuara nga Flutura Academy me përfundimin e marrëveshjes do t’i takojnë shkollës “Lidhja e Prizrenit”.