Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, qëllimi i së cilës është mbështetja e Universitetit në bashkë organizimin dhe mbarëvajtjen e Shkollës Verore Ndërkombëtare 2025, si aktivitet i cili kontribuon në ndërkombëtarizimin e Universitetit si dhe në realizimin e misionit e vizionit të tij si institucion i arsimit të lartë në ofrimin e edukimit cilësor në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe komunitetit ku vepron në nivel lokal, kombëtar dhe më gjerë.