Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot Marrëveshje Bashkëpunimi me Institutin për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), me qëllim ofrimin e trajnimeve dhe certifikimeve të punonjësve të Komunës së Prizrenit.
Kjo marrëveshje synon rritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e performancës së tyre në përmbushjen sa më efikase të detyrave profesionale dhe udhëheqëse.