Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ambasadorin e Francës në Prishtinë, Sh.T. Olivier Guérot, me të cilin diskutoi mundësitë për bashkëpunim konkret mes Komunës së Prizrenit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim në Kosovë, i cili do të fokusohej në realizimin e projekteve për përmirësimin e mjedisit, ekologjisë, promovimin e energjisë së ripërtëritshme, zhvillimin ekonomik dhe projekte të tjera që do të ndikonin në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.