Kryetari Shaqir Totaj priti sot disa aktore nga Bosnjë e Hercegovina, Sanxhaku dhe Kosova, të cilat do të performojnë në shfaqjen teatrale “Femicid”, e cila trajton temën e luftës kundër dhunës ndaj grave dhe synon ta ndërgjegjësojë publikun për rëndësinë e kësaj çështjeje.
Shfaqja do të jepet më 23 gusht 2025 në Kejin e Sheshit “Shatërvan” në Prizren, ndërsa organizator i kësaj ngjarjeje është SHKA “Sarski Behar”.
Me këtë rast Kryetari Totaj falënderoi ekipin e “Femicid”-it për përkushtimin dhe theksoi rëndësinë e artit në sensibilizimin e shoqërisë për problematikat sociale, derisa iniciativa të tilla, që promovojnë drejtësinë dhe barazinë, do ta gëzojnë mbështetjen e Komunës së Prizrenit në vazhdimësi