Kryetari Shaqir Totaj priti sot në takim lamtumirës Konsullin e Përgjithshëm të Turqisë në Prizren, z. Celal Doğan, i cili është në prag të përfundimit të mandatit të tij në Prizren.
Me këtë rast, Kryetari Totaj e falënderoi Konsullin Doğan për bashkëpunimin korrekt dhe të fuqishëm gjatë periudhës së qëndrimit në qytetin tonë, duke e vlerësuar për kontributin në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe komunitetit lokal.
“z. Doğan do të mbetet gjithmonë i mirëpritur në Prizren si mik i qytetit” – theksoi Kryetari Totaj.