Kryetari Shaqir Totaj priti ushtruesin e detyrës së Agjendës Rajonale të OSBE-së, Fitim Nuhi, së bashku me bashkëpunëtorët, i cili përcolli urimet e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, për konstituimin e shpejtë të Kuvendit Komunal dhe përmbylljen e procesit të emërimeve, në veçanti emërimin e nënkryetarit për komunitete.
“Bashkëpunimi me OSBE-në ka qenë dhe mbetet i vazhdueshëm. Edhe në të ardhmen do të punojmë së bashku për ngritjen e transparencës, forcimin e institucioneve demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut” – u shpreh Kryetari Totaj.