Në nderim të heronjve të kombit, Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, familje të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, veteranë, invalidë të luftës dhe qytetarë të shumtë, bënë homazhe sot në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, duke përkujtuar 25 vjetorin e Çlirimit të Prizrenit.
Me krenari kujtuan sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit që ka rëndësi të veçantë në ruajtjen e kujtesës historike dhe vlerave të lirisë.
“Jeta dhe vepra e dëshmorëve nuk do të harrohen kurrë! Lavdi!” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.