Kryetari Shaqir Totaj, ka marrë vendim për zgjatjen e orarit të punës në Sektorin e Gjendjes Civile dhe Shërbimeve Komunale edhe të shtunave gjatë sezonit veror, për t’i ofruar qasje në shërbime bashkatdhetarëve që vizitojnë atdheun.
Ky vendim do të jetë në fuqi deri më 16 gusht 2025, me orar: të shtunave nga ora 08:00 deri në orën 12:00.