Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e operatorit ekonomik INSI, me ç’rast u bë pranimi dhe dorëzimi i Planit Rregullues të Hollësishëm për Parkun e Industrisë së Lehtë (Parkun e Biznesit).
Gjatë takimit, u diskutua edhe për Planin Zhvillimor Komunal, i cili është në proces. Kryetari Totaj theksoi rëndësinë e rritjes së angazhimeve për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës së planifikimit.
Ai vlerësoi se bashkëpunimi mes institucioneve dhe akterëve të përfshirë është kyç për të sjellë përfitime për qytetarët dhe bizneset në Komunën e Prizrenit.