Kryetari Shaqir Totaj priti sot drejtoreshën e Institutit Amerikan të Politikës (IAP) “The Robert J. Dole”, znj. Audrey Coleman, ish-Presidenten, znj. Atifete Jahjaga dhe ish-Ambasadorin e Kosovës në Francë, z. Qëndrim Gashi.
Ky takim u realizua pas shpalljes së ish-senatores amerikane, znj. Elizabeth Dole, si “Qytetar Nderi” i Prizrenit në vitin 2023, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj dhe të bashkëshortit të saj, Senatorit të ndjerë Bob Dole, në mbështetje të Kosovës.
Gjatë takimit, Kryetari Totaj përcolli Çelësin e Prizrenit dhe vendimin për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për znj. Dole, derisa diskutuan gjithashtu për rolin e pashoq të SHBA-ve në rrugën e Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.