Kryetari Shaqir Totaj priti sot Konsullin e ri të Përgjithshëm të Konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren, Fatih Topçu, me ç’rast e njoftoi për karakteristikat dhe potencialin e qytetit të Prizrenit, si dhe për zhvillimet e fundit në sfera të ndryshme. Në fokus të bisedës ishte thellimi i bashkëpunimit përmes projekteve konkrete që do t’i shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve të Prizrenit.


