Kryetari Shaqir Totaj priti sot z. Robert Blease, zëvendës udhëheqës i ekipit të projektit të financuar nga BE-ja KosEd-përkrahje për arsimin fillor dhe të mesëm të lartë, ku diskutuan për rezultatet e deritanishme të këtij projekti në Komunën e Prizrenit si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit.
“z. Blease më informoi për aktivitetet që projekti ka zhvilluar në shkollat e Komunës sonë, derisa shpreha gatishmërinë e plotë për t’i mbështetur iniciativat që kontribuojnë në avancimin e sistemit tonë arsimor” – u shpreh Kryetari Totaj.