Kryetari Shaqir Totaj mirëpriti sot tenorin e njohur Kastriot Tusha dhe përfaqësuesit e Orkestrës së Harqeve dhe Solistëve
të Qendrës së Artit e Kulturës nga Elbasani dhe SHKA “Agimi”, me ç’rast diskutuan për performancën e mbrëmshme fantastike në Prizren si dhe shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen, për krijimin e ngjarjeve të përbashkëta kulturore e artistike, që do ta promovonin trashëgiminë dhe artin në të dyja vendet.