Kryetari Shaqir Totaj zhvilloi sot takimin e parë për këtë vit me drejtorët e drejtorive pas një viti të mbyllur me sukses, me projekte në shërbim të interesit publik, me ç’rast është arritur realizimi i 96.81% të buxhetit të përgjithshëm të Komunës së Prizrenit për vitin 2024.
“Viti që sapo e kemi filluar do të jetë edhe më i mirë se viti i kaluar, gjithmonë me prioritet ngritjen e cilësisë së jetës së bashkëqytetarëve tanë” – theksoi Kryetari Totaj.