Pas pastrimit të tërësishëm të hapësirës publike, që ka qenë e mbuluar me mbeturina, pranë SHFMU “Fatmir Berisha” në lagjen “Bajram Curri”, përmes një aktiviteti të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, sot u shënua 22 Prilli – Dita e Tokës bashkë me nxënës dhe vullnetarë të ndryshëm.
Me këtë rast u mbollën rreth 40 pemë, duke e transformuar këtë hapësirë në një park të ri për banorët e kësaj lagjeje, aktivitet i cili ka për qëllim rritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit të gjelbër në planetin tonë.
#Prizreninëpunë#DitaeTokës#PrizreniGjelbër