Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, konsullin e Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren, Celal Dogan, nënkryetarin e Kuvendit të Prizrenit, Levent Buş, kryetarin e partisë turke KDTP, Fikrim Damka dhe shumë miq të tjerë, në parkun “Ataturk” në Prizren”, shënuan sot Ditën Kombëtare të Turqve të Kosovës, Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Ditën e Fëmijëve në Turqi, me ç’rast Kryetari Totaj i uroi për festën dhe theksoi rëndësinë e diversitetit që është vlerë e shtetit tonë.
“Gëzuar 23 prillin, Ditën Kombëtare të Turqve të Kosovës, Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Ditën e Fëmijëve në Turqi!” – u shpreh Kryetari Totaj.