Sot, Kryetari i Komunës së Prizrenit mori pjesë në ceremoninë e 51-vjetorit të shkollës fillore (ShF) “Lekë Dukagjini”, ku së bashku me nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit u shënua ky moment i rëndësishëm. Gjatë kësaj vizite u promovuan edhe investimet e reja në infrastrukturën shkollore, të cilat janë realizuar falë mbështetjes së Komunës së Prizrenit. Shkolla ka përfituar renovime të konsiderueshme, përfshirë shtrimin e dyshemeve, ndërrimin e dyerve, përmirësimet sanitare dhe instalimin e kaldajës në sallën e edukatës fizike.
Kryetari riafirmoi përkushtimin e tij për përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore, me qëllim të krijimit të mjediseve më të sigurta dhe më të përshtatshme për nxënësit. Ai gjithashtu vlerësoi lartë bashkëpunimin mes shkollës dhe prindërve, duke theksuar se një arsim cilësor ndërtohet vetëm përmes bashkëpunimit. Eventi u përmbyll me një program kulturor-artistik
, ku talenti dhe përkushtimi i nxënësve sollën një atmosferë festive dhe emocionuese.