Një koncert fantastik me këngë e valle sonte në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” për kremtën e ditës historike, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
SHKA “Agimi”, në bashkëpunim me ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota” sollën një atmosferë tipike festive në Prizren, me këngë korale, muzikë e valle tradicionale, për ta përmbyllur këtë ditë në mënyrën më të këndshme të mundshme.
Urime dhe një herë 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës!